Nëna e Thaçit lirohet nga spitali pas trajtimit disaditor

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi është liruar sot në shtëpi pas trajtimit në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ajo kishte qëndruar disa ditë në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i kësaj Klinike Besnik Elshani.

“Po, ka qenë në trajtim. Sot është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore pas ekzaminimeve dhe analizave të bëra”, tha ai.

Ajo ka qëndruar në trajtim për pesë netë, derisa sot është liruar nga spitali dhe është dërguar për t’u trajtuar në shtëpi me mjek.

Të ngjashme