Nëse rritja e binjakëve dhe një djali më të vogël, e vetme në kompleksin e banimit Renardiere në Roissy-en-Brie të Francës, nuk ishte mjaftueshëm vështirë për Yeo Moriban, ajo ishte po ashtu jo vetëm forca shtytëse për njërin, por për tre djemtë që të bëhen futbollistë profesionistë.
“Unë jam lindur në Guinera dhe jam rritur atje”, thotë nëna e vëllezërve Florentin, Mathias dhe Paul Pogba.
“Kam luajtur shumë sporte të ndryshme, por më pas zgjodha futbollin. Ne krijuam një klub futbolli. Dhe unë isha kapitene e skuadrës së femrave. Ndoshta kjo është një gjë gjenetike që është bartur te fëmijët e mi, nuk e di. Por tre djemtë e mi kanë pasionin e njëjtë për futbollin. Të tre ishin gjithmonë bashkë, derisa u ndanë. Paul shkoi te Le Havre dhe binjakët në Spanjë. Një fundjavë shkoja për vizitë te Pauli dhe fundjavën tjetër te binjakët. Sa herë që largohesha u jepja këshilla: ‘Jeni larguar nga vendi i juaj për të arritur një synim, kështu që jepni më të mirën për të arritur synimin'”, shprehet ajo.