Nëna në Gjakovë çon djalin në Polici, thotë se po e rrah nusen e tij

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunes është raportuar mbrëmë në fshatin Damjan të Gjakovës, pasi një grua denoncoi në Polici djalin e saj, e për të cilin tha se po ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se është marrë edhe dëshmia e 28-vjeçares, e cila ka mbështetur denoncimin e vjehrrës, duke thënë se bashkëshorti ushtron dhunë psikike dhe fizike.

Si rezultat i denoncimit, 33-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngjashme