Nënë e bir janë arrestuar nga policia në Istog si të dyshuar për një vjedhje të kryer disa ditë më parë.
“Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia me datën 18.04.2018, janë arrestuar dy të dyshuar (nënë e bir) femër K/boshnjake, përkatësisht mashkull K/boshnjake”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh, për ngjarjen që ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.
Pas intervistimit policia ka njoftuar se njëri nga dy të arrestuarit është dërguar në qendër të mbajtjes.