Nënkryetari i Novobërdës flet për arrestimin e katër zyrtarëve që morën pagë pa shkuar në punë

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Katër zyrtarë të komunës së Novobërdës janë ndaluar urdhër të Prokurorisë për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur autoritetin zyrtar.

Në lidhje me këtë ka folur nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri, i cili ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për arrestimin e tyre, njofton Klankosova.tv.

Ymeri theksoi se nuk ka njohuri se kush janë katër zyrtarët që janë ndaluar.

“Jo lajmin e kem marr në Klan Kosova, informata nuk kemi se kush janë ata katër zyrtarë që kanë marrë paga. Natyrisht është e çuditshme, nuk është në rregull, me pasë zyrtarë komunal që kanë marrë pagë dhe nuk kanë ardhur në punë”, është shprehur Ymeri.

“Lajmin siç e keni marr ju, edhe edhe ne në mjetet e informimit, është rasti i parë që kemi raste të tilla të arrestimit, nuk e dimë cilit komunitet janë”, shtoi ai.

“Unë kam qenë në punë, nuk kam parë ndonjë lëvizje, nuk janë arrestuar në institucion, por në shtëpi apo diku tjetër”.

Të ngjashme