Nënkryetarja e komunës insiston: Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka thënë se Festivali Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë.

Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar. Gazeta Express merr vesh se kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.

Ndërkohë nënkryetarja e komunës së Prishtinë, komunë e cilai ka ndarë tokën prej 17 hektarëve për 99 vite, insiston se lokacioni i festivalit nuk duhet të lëvizet.

“Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme. #SunnyHillNëPrishtinë”, shkroi ajo në Facebook.

Të ngjashme