Ministri i Kulturës i Bullgarisë, Nayden Todorov dhe homologu i tij, kosovar, Hajrullah Çeku kanë nënshkruar bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online. Bashkëpunimi ka të bëjë me kinematografinë, ku këto dy shtete pritet të bashkëprodhojnë në këtë fushë.
Todorovd e quajtur këtë hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet të dy shteteve. Madje tha se bashkëpunimi do të thellohet edhe në fusha tjera përpos kinematografisë si muzikë, teatër dhe trashëgimi kulturore.
“Jam zakonisht i kënaqur për këtë marrëveshje që u nënshkrua sot dhe do të ketë ndikim të madh edhe për marrëveshjet tjera në të ardhmen. Shpresoj që kjo marrëveshje kulturore nuk është e vetmja paso që edhe njerëzit nga vendet tona më herët kanë bërë të njëjtën. Shpresojmë që kjo marrëveshje do ta shtyjë bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona dhe poashtu do t’i japë edhe një shtyjmë bashkëpunimit kulturor”.
“Shpresojmë që vitet në vazhdim ju do të vini tek ne dhe ne do të vijmë tek ju do të shikojmë bashkëprodhimin e dy vendeve tona. Bashkëpunimi do të thellohet edhe në fusha tjera përpos kinematografisë si muzikë, teatër dhe trashëgimi kulturore”.
Përderisa Çeku tha se mezi presin që t’i shohin filmat e prodhuar nga artistët e Kosovë e Bullgarisë, raporton EO.
“Kemi kënaqësinë që të prodhojmë bashkë punime, siç e tha edhe ministri, mezi presim t’i shohim filmat ndërmjet kosovarëve dhe Bullgarisë. Shpresoj që këtë bashkëpunim që nisëm sot në fushën e filmit do ta vazhdojmë edhe në fushat e tjera”,