Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në prani të drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mirëmbajtje të Mjedisit, Rumir Zhuniqi ka nënshkruar kontratën për rregullimin e lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë.
Përgjatë viteve, u ka shkaktuar probleme të shumta banorëve të kësaj ane me vërshime në shtëpi banimi, sidomos në toka bujqësore, me të cilat janë ballafaquar edhe përgjatë këtij viti.
Me këtë projekt synohet që të zgjidhet ky problem njëherë e mirë. Vlera e projektit kap shifrën e 765,095.30 euro.