Pastrohet deponia ilegale e mbeturinave në qendër të fshatit Krushë e Madhe

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Gjatë paradites së sotme, në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, është bërë pastrimi i një deponie ilegale të mbeturinave në qendër të këtij fshati. Largimin e mbeturinave nga kjo deponi e ka parë edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Inspektor Komunal, qytetarë të fshatit Krushë e Madhe dhe vullnetar të Qendrës Rinore SHL-Kosova.

“Sot po bëhet pastrimi i një deponi ilegale të mbeturinave në qendër të fshatit Krushë e Madhe. Mjedisi i pastër vazhdon të trajtohet me prioritet të lartë në qeverisjen time dhe në këtë frymë sot kemi ndërmarr këtë aksion” ka shtuar ndër të tjera Latifi.

Gjithashtu, Latifi i ka falënderuar edhe vullnetarët e Qendrës Rinore SHL-Kosova që ishin bërë pjesë e aksionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme