Grykë e Rugovës, vetura përfundon në lum – pesë të lënduar (FOTO)

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e para të mëngjesit një veturë ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në lum në afërsi të Shtupeqit të Vogël.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit pesë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.

“Sot rreth orës 00:30 minuta, në rrugën Pejë-Rugovë në fshatin Shtupeq ka ndodhur një vet-aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime të lehta trupore kanë pësuar pesë persona që ndodheshin në automjet”.

“Shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe moskujdesi i drejtuesit, i cili me të arritur në fshatin Shtupeq në drejtim të Pejës, humbë kontrollin e veturës dhe bie në Lumbardh”./Klankosova

Të ngjashme