Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka së bashku me Zëvendëskryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, po qëndrojnë në Çeki, ku me këtë rast është nënshkruar marrëveshja e parë e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri Pacolli dhe Ministrin Lluka, gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Çekisë dhe Ministër i Industrisë dhe Tregtisë, Karel Havliqek, kanë shpalosur planet ekonomike me theks të veçant fushat që mbulon Ministria e Zhvillimit Ekonomik, respektivisht propjektet kapitale që udhëheq kjo ministri.
Me këtë rast është nënshkruar marrëveshja e parë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, derisa po të njejtën ditë është mbajtur forum biznesor me një grup të bizneseve të mëdha në Çeki.
Në këtë forum Ministri Lluka ka prezantuar sektorët më potencial në Kosovë dhe ambientin e favorshëm e të bërit biznes në Kosovë.
“ Kosova ka kirjuar kushte të favorshme për të bërë biznes derisa minierat dhe energjia janë disa nga sektorët më atraktiv ku mund të investohet. Poashtu kemi shënuar progres të ndjeshëm në fushën e teknologjisë informative”, ka thënë ministri Lluka.
Gjatë takimit është vlerësuar se diplomacia ekonomike duhet të shfrytëzohet më shumë në mes dy vendeve, pasi që kompanitë çeke kanë nevojë të jenë më konkurruese dhe atë mund ta arrijnë duke operuar në shtete ku kostoja operative është më e ulët, siç është rasti i Kosovës.
Ndryshe, me pajtimin e dyja palëve është vendosur që në shtator të këtij viti, të organizohet vizita zyrtare nga e njëjta përbërje, duke përfshirë biznese nga ky shtet për të shikuar Kosovën nga afër. Gjatë kësaj vizite do të organizohen takime me bizneset vendore në industrinë e minierave, energjisë dhe teknologjisë informative.