Nënshkruhet marrëveshja me ndërmarrjen gjermano- kosovare për menaxhim të mbeturinave të ngurta

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshje me ndërmarrjen gjermano- kosovare për zbatimin e programit për menaxhimin mbeturinave të ngurta në Kosovë.

Aliu ka thënë se ky është investimi më i madh në menaxhimin e qëndrueshme të mbeturinave në Kosovë.

“Ky projekt është investimi më i madh në menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në Kosovë, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbeturinave të Kosovës dhe nxitjen e përafrimit me standardet e BE-së. Projekti do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e mbetjeve”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme