Ministrja Dhurata Hoxha, ka qëndruar në Belgjikë, me ftesë të homologut të saj, Koen Geens, ministër i Drejtësisë së Belgjikës.
Gjatë takimit me homologun e saj belg, Ministrja Hoxha njoftoi Ministrin Geens për prioritetet në të cilat është fokusuar Ministria e Drejtësisë, siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, rishikimin e legjislacionit si dhe reformat në gjyqësor, me qellim të fuqizimit të sundimit të ligjit.
Ministri Geens vlerësoi lart punën që po bën Ministria e Drejtësisë, për të reformuar dhe fuqizuar sektorin e sundimit të ligjit dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që drejton, për reformat që po bën Ministria e Drejtësisë së Republikës se Kosovës.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite, Ministrja Hoxha, ka nënshkruar instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së transferimit të të burgosurve me Belgjikën.