Nënshkruhet vendimi: zbriten çmimet për shërbimet noteriale

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot një udhëzim të ri administrativ, përmes të cilit ulen çmimet e shërbimeve noteriale në vend.

Sipas njoftimit të ministres Haxhiu, me udhëzimin e ri adminsitrativ, do të lirohen në tërësi nga tarifat disa kategori, përfshirë fëmijët pa kujdes prindëror, si dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas.

“Sot nënshkrova Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe: lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas”, tha ministrja, përmes një shkrimi në Facebook.

Të ngjashme