Ekonomia Online
FUNDIT

Nëntë automjete përfshihen në një aksident në Çagllavicë, policia jep detaje

Nëntë automjete përfshihen në një aksident në Çagllavicë, policia jep detaje

Një aksident trafku mes nëntë veturave ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në Çagllavicë. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar dy persona. Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Ahmetit, tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara. […]

Një aksident trafku mes nëntë veturave ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në Çagllavicë. Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme