Autoritetet britanike kanë publikuar fotot dhe emrat e 9 kriminelëve më të kërkuar në Londrën e jugut, ku mes tyre është edhe një shtetas shqiptar.
Bëhet fjalë për shtetasin Marjan Luku, 30 vjeç, i cili është në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike.
30-vjeçari shqiptar u kap në një fabrikë kanabisi më 30 korrik të vitit të kaluar. Pas arrestimit, ai u la i lirë gabimisht dhe tani është në kërkim.
Ai përshkruhet si një person me trup mesatar, flokë të shkurtra të zeza dhe sy të gjelbër.
Autoritetet i bëjnë apel qytetarëve që kush i ka parë këta persona, mes tyre edhe të riun shqiptar të kontaktojnë në numrin e telefonit 0800 555 111 duke ruajtur anonimatin.