Nëntë të vdekur dhe dhjetë të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Kinë

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Mediat kineze raportojnë se nëntë persona kanë humbur jetën dhe 10 tjerë janë lënduar, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në lindje të Kinës.

Nga shpërthimi i fuqishëm është shkatërruar plotësisht një restorant në provincën Dyangsu, kurse janë dëmtuar edhe shumë lokale tjera përreth.

Siç raporton AP, më shumë se 200 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit kanë dalë në vend të ngjarjes për t’i nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit.

Në anën tjetër, zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme