Nëntë persona kanë vdekur nga një shpërthim në Pakistan

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe disa të tjerë mendohet që janë plagosur nga një shpërthim që ka pasë për shënjestër pjesëtarët e sigurisë në Lahore të Pakistanit.

Sipas Reuters, këta pjesëtar ishin duke ruajtur një tempull sufist në këtë qytet.

Ashfaq Khan, zyrtar i lartë i Policisë në Pakistan, tha se Policia ishte objektivi kryesor i këtij sulmi.

“Policia ishte objektivi kryesor në këtë sulm. Ne po mbledhim dëshmi mjeko-ligjore për të konstatuar natyrën e shpërthimit. Ky sulm ka lënë të vdekur 9 persona dhe 24 të tjerë të plagosur”,tha Khan.

Policia ka thënë se qindra pelegrinë kanë qenë brenda dhe jashtë tempullit kur ka ndodhur shpërthimi.

Kryeministri pakistanez, Imra Khan ka dënuar sulmin që ka ndodhur pak pas nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme