Nëntë të vdekur nga protestat e së premtes në Birmani

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën nëntë persona gjatë protestës që është zhvilluar edhe gjatë ditës së premte në Birmani, kundër grusht-shtetit.

Policia dhe ushtria birmaneze ka përdorur mënyra të ndryshme për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë nisur protesta kundër marrjes së shtetit në dorë nga ushtria që më 1 shkurt të këtij viti dhe po ashtu kundër arrestimit të lideres së zgjedhur Aung San Suu Kyi.

Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr në qytetin e Aungban në përpjekje për të larguar një barrikadë të vënë nga protestuesit.

“Forcat e sigurisë kanë arritur në vendin e ngjarjes për të larguar barrierat mirëpo protestuesit kanë rezistuar dhe për këtë arsye policia ka gjuajtur me armë zjarri”, kanë thënë dëshmitarët e rastit, raportojnë mediat e huaja.

Gjatë protestës të së premtes ishin vrarë 8 persona ndërkaq një tjetër ishte plagosur mirëpo më vonë edhe ky kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve.

Të ngjashme