Neo-nazistët kërkojnë përhapje në vendet nordike

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 17:31 | Nga

Gjatë javës së kaluar, tre burra hodhën një grumbull mbeturinash në derën e një kompleksi apartamentesh në qytetin verior Aalborg të Danimarkës.

Synimi i tyre ishte përgjegjësi i mjedisit të Aalborgut dhe këshilltari i energjisë, Lasse P.N Olsen, i cili jeton në atë ndërtesë, transmeton Klan Kosova.

Një shkrim i vendosur mbi këto plehra shpjegoi se mbeturinat u mblodhën nga komuna dhe kërkuan që politikanët të pastrojnë më shumë bërllok.

Burrat që mbanin në dorë pankarta me mbishkrime naziste dhe thirrje kundër emigrantëve, u përleshën me policinë derisa po derdhnin plehrat.

Incidenti sinjalizoi ardhjen e grupit neo-nazist në Danimarkë, që para këtij vendi kishte qenë në fqinjin e saj verior.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme