Shikojeni këtë nuse me pushkë automatike në dorë. Do të ishte problematike për cilëndo nuse që do të kremtonte në dasmën e vet me pushkë. Por, këtu, për aq më tepër, bëhet fjalë për një të punësuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në qytetin e Manastirit.
Këto informata, siç transmeton GazetaExpress, i bëri publike sot nënkryetari i të rinjve të Lidhjes opozitare Socialdemokrate të Maqedonisë, Darko Kaevski, duke sqaruar se bëhet fjalë për personin Marija Ristovska Kaleshkovska, nga fshati Sërpci i Poshtëm i Manastirit, e cila pak kohë më parë është punësuar si sekretareshë e shefit të policisë së uni-formuar në SPB të Manastirit.
Ajo pak para se të punësohet në policinë manastir-ase ka kryer shkollën e mesme, njoftoi Kaevski.
Ky lloj arme që shihet në fotografitë nga dasma e Marijas është pjesë e armatimit formacion të policisë dhe ushtrisë dhe për të asnjë qytetar nuk mund të marrë leje posedimi ahe përdorimi.
U bë e ditur se babai i nuses, i cili mund të shihet në foto duke e ndihmuar vajzën për të gjuajtur me breshëri nga automatiku, është një nga koordinatorët kryesorë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe bashkëpunëtor shumë i afërt i liderit partiak, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Dasma në të cilën nusja e VMRO-së gjuan me armë të policisë dhe ushtrisë ka ndodhur muajin e kaluar.
Partia opozitare maqedonase pyet edhe sa njerëz nga partia e Gruevskit kanë në dispozicion armë zyrtare të cilat mund t’i përdorin për qëllime private.