Neres mbetet në Ajax

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

David Neres ka nënshkruar një marrëveshje të re me Ajax, duke i dhënë fund lajmeve për një largim me ekipet e interesuara si Manchester United, Atletico Madrid dhe Everton.

Anësori brazilian ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re që zgjat deri në vitin 2023, duke shtuar një vit më shumë nga marrëveshjen e tij të mëparshme që skadonte në 2022.

Neres shpërtheu me Ajax në Ligën e Kampionëve, pasi klubi holandez eliminoi Real Madrid dhe Juventus para se të humbiste nga Tottenham në raundin gjysmëfinal, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi 22-vjeçar bëri 15 paraqitje në  Ligën e Kampionëve, duke shënuar gola kundër Real Madridit dhe Juves në raundet e eliminimit direkt.

Neres fillimisht u transferua në Ajax nga Sao Paulo gjatë merkatos së dimrit 2017, duke bërë debutimin e tij për klubin në shkurt.

Ai ka vazhduar të bëjë gjithsej 101 paraqitje për klubin, duke shënuar 29 gola gjatë kohës së tij në Amsterdam. 

Të ngjashme