Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim Anton Bajramaj për veprat penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe për “Mashtrim”.
Policia ka kërkuar për qytetarët që kanë informacion për të dyshuarin që të lajmërojnë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dhe dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
ANTON (Fazli) BAJRAMAJ i lindur me 24.03.1990 në Vitomiricë- Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
“Shpërdorim i pasurisë së huaj”
“ Mashtrim”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.