Jennifer Lopez mund të ketë një fizik të lakmuar në gjithë Hollywoodin, por dhe ajo është përballuar me standardet e bukurisë, sidomos në kohën kur sa kishte nisur të shfaqej në publik. Nëse do t’i kishte dëgjuar kritikuesit, sot nuk do të kishte trupin e saj me forma që njihet globalisht.
“Më thoshin pa pushim të dobësohesha”, ka thënë Lopez. “Unë isha balerinë, atlete, por madje dhe menaxheri im në atë kohë, që tashmë nuk punon më me mua, më thoshte që duhet të humbisja peshë, që duhet të isha më e dobët.”
Ajo nuk i dëgjoi. “Unë u thosha që nëse humbisja peshë nuk do të isha më vetja. Më kuptoni çfarë dua të them?”
J.Lo e ka treguar historinë e saj sepse një fanse i tha që tani nuk vinte më pulovra rreth belit falë vetëbesimit që kishte këngëtarja.
“Ishte një luftë. Ishte pa diskutim e tillë, ndaj më vjen mirë që ka ndihmuar dikë në një farë mënyre sepse në fund unë po përpiqesha të isha vetvetja pa tentuar asnjëherë të hyja në kallëpin e dikujt tjetër”, thotë ajo.
Këngëtarja gjithashtu ka përkrahur lëvizjen aktuale të pranimit të trupi. “Tani është kohë tjetër, që për mua është e mrekullueshme ta shoh, kur pranohen ndryshimet tona. Tani vlerësohet diversiteti. Pranohen ndryshimet në trup, apo në raca.”
Megjithatë kritikat dhe standardet nuk janë zhdukur. Kjo histori duhet t’ju bindë të mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët për trupin apo jetën tuaj.