Nëse nënat nuk ushqejnë me gji sa duan, mund të preken nga depresioni

Prishtinë | 19 Kor 2024 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Për gratë që nuk janë në gjendje të ushqejnë fëmijën me gji presioni i fortë në të vërtetë mund të dëmtojë, duke çuar në ankth dhe depresion dhe studiuesit tani po i kushtojnë shumë vëmendjen e problemit.

Duke ditur gjithë përftimet e ushqyerjes me gji, ka pasur një përpjekje të madhe vitet e fundit nga mjekët, spitalet, agjencitë qeveritare dhe shoqëria në përgjithësi për të inkurajuar nënat e reja që të ushqejnë fëmijët vetëm me gji. Por për gratë që nuk janë në gjendje të bëjnë diçka të tillë, presioni i fortë për ushqyerjen me gji në të vërtetë mund të dëmtojë, duke çuar në ankth dhe depresion dhe studiuesit tani po i kushtojnë shumë vëmendjen e problemit.

Një koment i ekspertëve i botuar në revistën Nursing for Health’s Women po kërkon më shumë të dhëna mbi efektet e stresit në lidhje me presionin e ushqyerjes me gji dhe nënvizon se nënat e reja që nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë duhet të vlerësohen dhe mbështeten si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

Ana Diez-Sampedro, bashkautore e artikullit dhe një bashkëpunëtore e kërkimit klinik, u frymëzua të shkruante bazuar në përvojën e saj klinike, si dhe përvojën e saj personale si nënë që kishte shpresuar të ushqejë me gji binjakët e saj, por nuk mundi. “Ne mendojmë se për nënat, ushqyerja me gji është alternativa më e mirë. Por nuk është kështu për disa nëna”.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që gratë të ushqejnë me gji ekskluzivisht për gjashtë muajt e parë të jetës së foshnjave të tyre dhe pastaj të vazhdojnë gjidhënien, së bashku me ushqimet e ngurta, deri në një vit ose më shumë. Por këto synime nuk janë të arritshme për të gjitha gratë dhe kur nënat hasin vështirësi, mjekët, ekspertët e laktacionit dhe nënat e tjera shpesh dërgojnë një mesazh që ato do të kenë sukses nëse thjesht përpiqen më shumë. Në të vërtetë, kjo frazë vetëm sa i dëmton ato. Stresi që pason, mund të çojë në depresion pas lindjes dhe rritje të ndjenjës të izolimit dhe fajit që nuk po ia dalin të kryejnë “detyrën”.

Udhëzimet nga Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve tregojnë se gratë që nuk mund të ushqejnë me gji për sa kohë që synojnë, shpesh pësojnë shqetësime dhe se ndjenjat e tyre duhet të mirëkuptohen nga mjekët dhe ata që i rrethojnë, jo të gjykohen, shkruan pernenat.al.

Të ngjashme