Nëse shefi ju detyron të punoni deri vonë, jepni dorëheqje

Prishtinë | 11 Gus 2024 | 07:28 | Nga Ekonomia Online

Gjithmonë largohuni nga zyra në kohë.

Pra, çfarë do të thotë në të vërtetë kjo dhe pse ju duhet të besoni në largimin nga zyra në kohë?

Puna është një proces i pafund – Është fakt dhe ne gjithashtu mund të mësohemi me të, prandaj mos përqëndroni çdo gjë në 1 ditë apo 1 javë dhe filloni të planifikoni karrierën tuaj. Pra, shfrytëzoni aftësinë e menaxhimit të kohës dhe ndaloni duke u përpjekur të bëni gjithçka në vetëm një ditë!

Klienti është i rëndësishëm, po kështu është dhe familja juaj – Sinqerisht suprizohem me ata që mendojnë se 2 orë në mbrëmje është e mjaftueshme për familjen e tyre, në të vërtetë nuk është. Ata gjithmonë do ta pasurojnë jetën tuaj më shumë sesa një klient. Jepjuni atyre kohën që meritojnë.

Nëse rrëzoheni në jetë, as klienti, as shefi juaj nuk do t’ju japin ndihmë, familja juaj po – Mos më keqkuptoni kur e them këtë, mund të ketë shefa të mirë që përpiqen t’ju mbështesin, por familja juaj qëndron aty për ju në çdo kohë pa pyetur për asgjë.

Jeta nuk është vetëm për punën, zyrën dhe klientin – I dua njerëzit dhe industrinë në të cilën punoj dhe kur festojmë për arritjen tona është fantastike, por e dini çfarë, ky është thjesht një moment. Me miqtë dhe familjen, çdo gjë është e vazhdueshme dhe pa kompromis. Kujtoni momentet tuaja me familjen / miqtë dhe përjetoni aventura të reja me ta.

Personi që qëndron vonë në zyrë nuk është një person që punon fort – Kjo ndoshta do të ngrejë shumë debate dhe e kuptoj pse shumë njerëz nuk do të pajtohen me këtë, por çdokush ka një pikëpamje të ndryshme për gjërat. Kam mësuar se ata që punojnë në mënyrë efektive në orarin zyrtar të punës rezultojnë të jenë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe gëzojnë një ekuilibër jetë-punë. Nëse jeni duke punuar 10-12 orë, ju lutem reflektoni në atë që po përpiqeni të arrini dhe pyesni veten nëse vërtetë po përfitoni diçka. Planifikojeni ditën tuaj përpara se ajo të fillojë, mos e bëni atë në orën 9 apo 8:30 të mëngjesit, kur dita juaj ka filluar.

Ju nuk keni studiuar fort apo keni luftuar në jetë për t’u kthyer në një makineri – Makineritë mund të punojnë 24 orë në ditë me karburantin e duhur. Ju nuk mund ta balanconi jetën tuaj në këtë mënyrë, mos harroni se keni 24 orë në ditë, 8 orë për të fjetur, 8 orë për të punuar, 8 orë për veten tuaj!

Nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë, jepni dorëheqjen – E dini çfarë askush nuk duhet t’iu kërkojë të punoni deri vonë dhe nëse e bëjnë këtë mund të ndodhë në shumë pak raste kur ka diçka super urgjente, jo ndryshe.

Kjo është një temë që mund të vazhdojë me orë të tëra, por mos harroni që shumë familje përçahen për arsye se prindërit vënë përpara punën se sa vetë familjen e tyre. Kemi dëgjuar që prindër të rinj janë shuar nga jeta për shkak të stresit në punë dhe duke punuar 16 orë në ditë. Nëse shefi juaj ju detyron të punoni deri vonë, jepni dorëheqjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme