Ka përfunduar takimi i ekipit neogciator i filluar në orën 13:00, raporton Ekonomia Online.
Bashkënegociatori i Ekipit negociator, Shpend Ahmeti, pas takimit, tha se më së largu deri nesër do të votohet nga ekipi i delegacionit draft-platforma e dialogut.
Ai ka thënë se për platformën kanë miratimin edhe të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, pasiqë pjesë e grupit punues janë edhe përfaqësues të presidencës dhe kryeministrisë.
“Siç ju paralajmërova patëm edhe një takim edhe njëherë kaluam në versionin e platformës fjalë për fjalë paragraf për paragraf i dhamë komentet përfundimtare që i patëm tash edhe njëherë i dërgojmë sot në subjektet politike të cilat i përfaqësojmë me grupe të ndryshme për ta diskutuar dhe besoj që nesër jemi të gatshëm për ta votuar në delegacionin shtetëror”.
“Nëse nesër i bëjmë të gjitha ndryshimet dhe votojmë në Delegacionin shtetëror atëherë besoj që të premten mund ta dërgojmë në Kuvend”.
“Është një platformë e mirë shumë herë kemi shtuar e kemi hequr gjëra është e bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe çka presim ne nga ky proces dhe poashtu cilat do të jenë kërkesat e Kosovës karshi kërkesës së Serbisë në dialog”.
“Që ka diçka me shtuar ai është president mund t’i dërgojë kuvendit letër në momentin kur të caktohet seanca nuk kemi pasur kërkesa të tilla, kjo platformë buron nga mandati i Kuvendit dhe nga diskutimet që i kemi pasur në delegacionin shtetëror”.
Ahmeti nuk ka pranuar që draftin t’ua dorëzojnë medieve, raporton EO.
Ndërkaq ai njoftoi se takimi i delegacionit do të mbahet nesër nga pra 15:00 ku pritet që ky draft të votohet.
Në mëngjes ekipi është takuar me krerët e shtetit, ku pas takimit Ahmeti kishte deklaruar se në platformë nuk përfshihet korrigjimi i kufijve.