Dje ishte afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ, ndërsa janë regjistruar dy koalicione të mëdha: PDK-AAK-Nisma dhe 10 parti të vogla, koalicioni tjetër është ai LDK-AKR që gjithashtu në listën e saj do të përfshijë anëtarët e “Alternativës”. Kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë koalicion parazgjedhor.
Për dallim nga këto zgjedhje ku duket se do të kemi tri blloqe të mëdha, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 këto parti garuan të vetme.
Lajmi.net ka kalkuluar votat që kanë marrë partitë e të tria blloqeve të mëdha në zgjedhjet e kaluara.
PDK në zgjedhjet e fundit ka marr 222 181 vota, AAK 69 793 kurse Nisma për Kosovën i pati marr 37 680 vota. Pra, nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma, i ashtuquajtur koalicioni “UÇK”, arrin ta ruaj mbështetjen që kishin më 2014 edhe në këto zgjedhje atëherë do të kenë 329 654 vota, shkruan lajmi.net.
LDK në zgjedhjet e kaluara pati marr 184 594 vota, kurse AKR-ja 34 170 që nënkupton se nëse sërish do të kenë të njëjtin rezultat, do të marrin së bashku 218 764 vota
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara pati marr 99 398 vota.