Nëse Zidane largohet, Real Madridi ka dy opsione gati

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Real Madridin nuk po kalon momente të mira dhe shumë njerëz rreth klubit pyesin sa a është Zinedine Zidane njeriu i duhur për këtë punë.

Humbja e ekipit në Kiev të martën në mbrëmje ishte e pesta në vetëm 16 ndeshje, gjë që e ka tronditur ambientin madrilen.

Shkarkimi i Zidanes është gjëja e fundit që e mendojnë në klub, pasi edhe tifozët e mbështesin tej mase.

Por presidenti i klubit Florentino Perez, tashmë ka dy emra, nëse ndodh që Zidane do të largohet.

Mauricio Pochettino dhe Raul, trajneri aktual i Castilla, janë në krye të listës.

Pochettino është parë ndoshta si kandidati ideal, pasi ai kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të menaxhuar Real Madridin një ditë.

Deri më tani nuk ka asnjë kontakt midis Pochettinos dhe Real Madridit, megjithatë, kjo do të thotë shumë pak, duke pasur parasysh që të dy palët njohin njëri-tjetrin.

Opsioni tjetër është legjenda e klubit Raul Gonzalez, por duket se Los Blancos nuk duan që ai të marrë përsipër kaq shpejt ekipin e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme