Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër e pasnesër, më datë 3 dhe 4 janar të vitit 2020.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
IHMK-ja thotë se do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s.
“Kushtet biometeorologjike të motit do të jenë relativisht të mira, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha kur cilësia e ajrit do të shënojë vlera të pashëndetshme”, përfundon njoftimi.