Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) njofton se nesër (e shtunë), në fshatin Shkozë të komunës së Malishevës fillon fushata e repelimit masiv të kafshëve në komunat Malishevë, Rahovec dhe një pjesë të fshatrave të komunave Klinë dhe Suharekë.
Kjo fushatë bëhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike (krime kongo).
Hapjen e fushatës do ta bëj kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, Valdet Gjinovci, bashkërisht me përfaqësuesit e organeve lokale.
“Aty do të mund të merrni informata rreth aksionit, i cili do të zhvillohet në faza, po ashtu edhe efekti apo rezultatet që ka dhënë kjo formë e luftimit të kësaj sëmundje”.