Nesër mund të kemi reshje bore

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 11:15 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit, të cilat do të jenë të qëndrueshme deri ditën e mërkurë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ngritje të lehta në dy vlerat ekstrem-ale, nga 9-11 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.

Ndërsa, nga pasditja e së mërkurës deri të premten do të ketë kushte tjera meteorologjike. Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës.

Temperaturat do të ulen dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do të shënojnë edhe vlera zero. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme