Burime të Ekonomia Online bëjnë të ditur se nesër, në orën 11:00, pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Vazhdimi i seancës do të mbahet një ditë pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së re.
Në këtë seancë pritet të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, pasi në seancën e kaluar deputetët tashmë kanë bërë betimin, duke e lënë procesin e konstituimit në fazën e zgjedhjes së organeve drejtuese të Kuvendit.
