Nesër nënshkruhet marrëveshja me BE-në në vlerë mbi 63 milionë euro

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të nënshkruajë marrëveshjen për programin e parë financiar IPA III në vlerë 63.96 milionë euro.

Zyra e Kryeministrit njofton se ngjarja do të zhvillohet nesër në ora 10:00 në ndërtesën e qeverisë.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme