Nga nesër, fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Bëhet e ditur se kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm procesin.
“Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti lut të gjithë qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit të i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara:
7 qershor Parku i Qytetit, Aktash, qyteza Pejton, qendra, lagja e Muhaxherëve, lagjaj Vellushë (blloqet te shtëpia e pleqve), lagja Tophane
8 qershor Lagjet Dardania, Lakrishtë, Arbëri, Ulpiana, fshati Shkabaj, zona industrial,
kazerma Adem Jashari
9 qershor Prishtina e Re (Lagjet Veternik, Qëndresa, lagja NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat
10 qershor Lagjja Bregu I Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabria, Kolovica dhe Kolovica e Re
11 qershor Lagja Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe
12 qershor fshati Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme, Besi, Bardhosh, Teneshdoll dhe Vranidoll