Nis dezinsektimi në Prizren

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë ka filluar faza e parë e dezinsektimit në Prizren, i cili është realizuar në parkun e qytetit.

Të pranishëm gjatë këtij aksioni ishin edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, të cilët e vëzhguan nga afër këtë proces.

Sipas një njoftimi të komunës, dezinsektimi ka për qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik i qytetarëve duke bërë pengimin e përhapjes së sëmundjeve që barten nga këto grupe.

“Shërbimi për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim po realizohet qe një javë duke filluar nga 21 qershori, ku janë trajtuar të gjitha zonat e parashikuara sipas planit dinamik për kryerjen e këtyre shërbimeve”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme