Nesër në kuadër të manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave Ardita dhe Edona Behrami, të vrarë në fshatin Kopiliq i ulët- Skenderaj, duke u shpërngulur për në Shqipëri me shumë civilë tjerë të fshatrave përreth.
Zbulimi i kësaj pllakate do të bëhet nga ora 10:30 tek rruga kryesore në fshatin Kopiliq i ulët, rruga që lidh Skenderajn me Klinën, kurse manifestimi kushtuar masakrës së Izbicës fillon nga ora 12:00 në fshatin Izbicë.