Më datën 21 nëntor nga ora 10:00-11:00, punëtorët Teknik të QMF-së dhe shkollave në Prishtinë do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës. Dhe sipas arsyet e kësaj pakënaqësie është se ata po kërkojnë rritje të pagave, sipas Federatës Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit
Punëtorët teknikë të QMF-së dhe të disa shkollave në Prishtinë do të mbajnë një protestë me datën 21 nëntor nga ora 10:00 deri në ora 11:00 para objektit të komunës së Prishtinës.
Kështu ka njoftuar Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit, duke treguar se arsyeja e kësaj proteste është kërkesa për rritje page.
“Ju njoftojmë se nesër më datën 21.11.2023, duke filluar nga ora 10:00 gjer në ora 11, punëtorët teknikë të QMF- Prishtinë dhe të disa shkollave të Prishtinës do të protestojnë për një orë rresht para komunës së Prishtinës, arsyeja- rritja e pagave”, thuhet në komunikatën për media nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit.