Nesër seancë e jashtëzakonshme për mbështetjen financiare të Policisë

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër me fillim nga ora 10.

Kështu ka njoftuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.

Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”.

Rezoluta e propozuar nga PDK-ja obligon ekzekutivin të bëjë ndarjen e mjeteve për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë, pagesën e sigurimit shëndetësor nga fillimi i vitit të ardhshëm e të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë.

Po ashtu, me fillim nga ora 13:00 në po të njëjtën ditë, do të ketë edhe seancë të rregullt plenare me 19 pika të rendit të ditës.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës “për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”.

Të ngjashme