Nesër, vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 14:55 | Nga

Nesër, pas një ndërprerje disa javësh, do të mblidhet Kuvendi i Kosovës, në një seancë plenare, që do të jetë vazhdim i asaj të ndërprerë në dhjetor.

Seanca do të nisë në orën dhjetë me këtë rend të ditës:

1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,

2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,

3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,

4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme