Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se nesër nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca e javës së shkuar në të cilën u diskutua për murin e ndërtuar në veri të Mitrovicës.
Më poshtë mund t`i shihni pikat të cilat do të diskutohen në seancën e nesërme:
Rendi i ditës
1. Votimi i Projektligjit nr.05/L-119 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike,
2. Votimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,
3. Votimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
4. Votimi i Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.