Nesër zhvillohet takimi Uells-Kosovë

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 10:23 | Nga

Kosova do të zhvillojë neser  ndeshjen e kthimit kundër Uellsit duke filluar nga ora 13:00, në palestrën Jubilee Hall at Sport Wales National Centre, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian të Pingpongut “2017 ITTF European Table Tennis Championships” në grupin F, në “Championships Division” me ekipin e femrave.

Vashat e përzgjedhura nga selektori Besart Domaniku, do të mundohen që të befasojnë Uellsin në ndeshjen kthyese për vendin e dytë në grupin F, që shpie në fazën e Barazhit ndaj Bjellorusisë për 5 vendet e mbetura për “Championships Division”, në të kundërtën në kampionatin ekipor që do të mbahet në Luksemburg Kosova do të garojë në “Challenge Division”.

Selektori ka përzgjedhur Vlona Malokun, Nehare Janjeven dhe Era Janjeven si dhe trajner Besire Domanikun për të përfaqësuar Kosovën në këtë garë kualifikuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme