Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur të mërkurën në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, dhe me këtë rast e ftoi atë për vizitë në Serbi.
Siç raportojnë mediat serbe, Netanjahu e pranoi ftesën për ta vizituar këtë vend, me qëllim të vazhdimit të përmirësimit të dialogut politik, bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve kulturore midis Serbisë dhe Izraelit, e cila do të forconte mirëkuptimin dhe besimin reciprok.