Netanyahu braktis rezidencën e kryeministrit pas më shumë se një dekadë

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me familjen e tij ka braktisur rezidencën në Jerusalem, brenda të cilës jetoi 12 vite.

Zëdhënësi i rezidencës ka thënë se familja e Netanyahu ka konfirmuar se ka dalë nga rezidenca, duke shtuar se një gjë e tillë ka ndodhur pak orë pas mesnatës.

Kamionë për rilokim janë parë para rezidencës në fillim të kësaj jave, kurse të premten mediat e atjeshme kanë raportuar se disa mjete motorike janë parë duke u larguar nga rezidenca, dhe se sipas të gjitha gjasave ishin mjetet që i përkisnin eskortës së Netanyahut.

Largimi i Netanyahut nga rezidenca ka pasuar një muaj pasi që u rrëzua nga pushteti, pasi u arrit një marrëveshje me kryeministrin e ri Naftali Benett.

Dikur për rilokim nevojiteshin pak ditë, por rasti i familjes Netanyahu ishte ndryshe – atyre iu deshën disa javë për ta bërë këtë. 

Të ngjashme