Netanyahu: Izraeli është i përgatitur për çdo skenar

Prishtinë | 15 Pri 2026 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur për çdo skenar, sa i përket luftrës në Iran dhë në Liban.

Në një video-adresim, Netanyahu ka thënë se Izraeli është në prag të eliminimit të një siç e ka quajtur, “fortese të madhe të Hezbollahut”, në jug të Libanit.

“Forcat tona vazhdojnë të godasin Hezbollahun, jemi gati të mposhtim Binat Jebail. Në të njëjtën kohë, dje i dhashë udhëzime IDF-së që të vazhdojë të trashet zona e sigurisë. Miqtë tanë amerikanë na mbajnë të informuar mbi kontaktet me Iranin.”, ka thënë kryeministri izraelit.

Netanyahu ka deklaruar se qëllimet e Izraelit në luftë mbeten të përafërta me ato të Shteteve të Bashkuara.

“Është ende shumë herët për të thënë se si do të përfundojë kjo apo edhe si do të përparojë. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme