Gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, Netanyahu i cilësoi këto pretendime si të pavërteta, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë nga Trump.
“Dëgjova raportimet në media se Presidenti Trump i ka kërkuar Izraelit të mos veprojë kundër tuneleve terroriste në Liban. Ky është një mit, është një lajm i rremë”, deklaroi Netanyahu, sipas Ynet News.
Kryeministri izraelit shtoi se çështja nuk është diskutuar mes tyre.
“Ai nuk më tha asgjë për këtë dhe as unë nuk ia ngrita këtë çështje. Ne veprojmë në bazë të vlerësimeve dhe interesave tona të sigurisë”, u shpreh Netanyahu.
Deklarata e tij vjen pas raportimeve në disa media se administrata amerikane kishte kërkuar nga Izraeli të shmangte përshkallëzimin e tensioneve në kufirin me Libanin, duke mos goditur tunelet e përdorura nga Hezbollahu. Megjithatë, Netanyahu i mohoi kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se vendimet ushtarake të Izraelit merren në mënyrë të pavarur. /Panorama