Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë operacionet ushtarake me gjithë forcën deri në eliminimin e kërcënimit dhe arritjen e objektivave të luftës.

Reagimi i tij vjen pas vrasjes së dy zyrtarëve të lartë iranianë, Majid Khadami, kreu i departamentit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, dhe Athar Bakri, komandant i Degës 840 të Forcës Quds.

Në një postim në rrjetin social X, Netanyahu theksoi se Izraeli do të veprojë me vendosmëri ndaj çdo individi apo strukture që kërcënon sigurinë e vendit.

“Ata që punojnë për të vrarë qytetarët tanë dhe që drejtojnë terror kundër Shtetit të Izraelit, gjaku i tyre është mbi kokat e tyre. Ne veprojmë me forcë dhe vendosmëri kundër kujtdo që përpiqet të na dëmtojë”, tha ai.

Të ngjashme