Neuroshkenca ndihmon procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 11:03 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës, ka mbajtur konferencën shkencore mbi arsimimin në Kosovë në fazë me shkencën ndërkombëtare dhe nevojat zhvillimore të Kosovës.

Profesori Jahja Kokaj, nga kjo qendër, shpjegoi etapat nëpër të cilat ka kaluar procesi i mësimdhënies dhe i mësimnxënies nëpër kohë, raporton Ekonomia Online.

Duke shpjeguar teknikat e mësimdhënies, Kokaj ka thënë se Kosova është e para që e ka zbatuar sistemin e Bolonjës.

Ai ka thënë se shkenca dhe teknologjitë bashkëkohore ndihmojnë dukshëm procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

“Me siguri kjo metodë nuk është shumë e përshtateshe, por e përshtatshme dhe bashkëkohore është transmetimi I bazuar në neuroshkencën dhe teknologjinë informative. Transmetimi i informacioneve prej profesori te nxënësi është shumë kompleks dhe interdisiplinar dhe i sofistikuar dhe tani shkenca bashkëkohore ka mundësuar një transmetim shumë efikas dhe ky transmetim bëhet në bazë të të rejave të neuroshkencës”, ka thënë ai.

Andaj ka sugjeruar që këto metoda të zbatohen edhe në Kosovë.

“Për të kuptuar sistemin e mësimit shkenca bashkëkohore ka mundësuar një transmetim të dijes në një sistem shumë efikas përmes neuroshkencës, e cila ka të arritura kolosale dhe që duhet të zbatohet në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme