Xherdan Shaqiri ia ka dërguar një dhuratë speciale legjendës së Manchester Unitedit, Gary Nevillet, pas një basti që kishte humbur nga Jamie Carragher.
Neville kishte humbur bastin nga Carragher, dhe është dashur që ta merr një fanellë të Liverpoolit me numrin 23, transmeton Gazeta Express.
Në këtë bast është futur Shaqiri, i cili ia ka dërguar fanellën e tij, në të cilën shkruhej: “Për fansin tim numër një, të lutem mos e kthe mbrapa”.
Legjenda e Manchester Unitedit, nuk është një simpatizues i sulmuesit shqiptar të Liverpoolit, pasi e kishte kritikuar atë gjatë Kupës së Botës dhe për kohën sa ishte lojtar i Stoke Cityt.
Ai kishte thënë se Shaqiri mund ta luajë një lojë të mirë ose ta shënojë një gol të bukur por pastaj për disa ndeshje vetëm endet nëpër fushë pa bërë asgjë.
Kështu që Shaqiri kishte rastin për t’ia rikthyer kritikat me një dhuratë speciale, të cilën nuk e pëlqen aspak legjenda e futbollit anglez.