New York, gjendje e jashtëzakonshme nga fruthi

| 27 Mar 2019 | 16:39 | Nga

Qarku Roklland në New York ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi është raportuar se është rritur numri i personave që janë të prekur nga fruthi.

Fëmijët që janë të pavaksinuar e kanë të ndaluar qarkullimin në hapësira publike, ata që e shkelin këtë urdhër do të marrin gjobë 500 dollarëshe dhe rreth gjashtë muaj paraburgim.

Sipas BBC, ky njoftim ka ardhur pas raportimeve për përhapje të kësaj sëmundjeje në Uashington, Kaliforni, Teksas dhe Illinois.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme